COVID-19: Bie konsumi i brendshëm, rritet numri i të papunëve

Masat mbrojtëse si pasojë e parandalimit të përhapjes së mëtejshme të COVID-19, ndikuan ndjeshëm në ekonominë e vendit.

Situata më e rëndë paraqitet në sektorin e turizmit por nuk mbetet pas sektori i fasonerisë, tregtisë me shumicë dhe pakicë, bujqësisë, etj.

Si pasojë e karantinimit, nga muaji qershor i vitit të kaluar në muajin qershor të këtij viti, numri i bizneseve që ulën qepenat ishte ishte 70% më i lartë.

E thënë ndryshe, konsumi i brëndshëm ka rënë dhe është rritur ndjeshëm numri i të papunëve.

Por nuk mbetet me kaq pasi ulja e investimeve të huaja dhe vështirësitë në përballimin e krizës do ta thellojnë edhe më shumë varfërinë dhe pabarazinë sociale në vend gjatë muajve në vijim.

Pin It