Festime të çmendura pushtojnë Liverpoolin

Shpallja kampion e Liverpulit pas 30 vitesh në Premier League ka bërë që festimet të pushtojnë qytetin në çdo skaj të tij.

Në mbështetje të të besuarve të Jurgen Klopp qindra tifoza kanë mbushur ambientet jashtë stadiumit por edhe sheshet kryesore të qytetit ku e kanë kaluar natën nën brohëritjet e festimeve dhe fishekzjarrëve.

Pavarësisht se situata nuk është në favor të tyre, tifozët e kuq shpërfillën masat kundër Covid-19 duke festuar të grumbulluar.

Kjo detyroi policinë të ndërhyjë për të shpërndarë tifozët e shumë të cilët me fishekzjarrë e me flakadanë ndezën ambientin jashtë “Anfild Rou”.

Pin It