Shqipëria merr pjesë në garat sportive për individët me Sindromën Down

ee16d732-3043-4a77-adb8-2cd421664f26_xl

Shqipëria do të përfaqësohet në Garat Ndërkombëtare të Individëve me Sindromën Down Trisome Games 2016, të cilat do të mbahen në Firence të Italisë. Në këto gara do të marrin pjesë 30 shtete të ndryshme dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga 16-vjeçari Gersi Troka.

Gersi Troka do të marrë pjesë në garat e notit nga data 15 deri me 22 korrik në stilet fluturë, shpinë dhe stil i lirë. Ai angazhohet në sportin e notit që prej moshës 9-vjeçare.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këto gara mundësohet nga Fondacioni Down Syndrome Albania me mbështetjen e Ministrise së Arsimit dhe Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Notit.

Synimi i një kompeticioni të tillë përtej sportit është edhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për aftësitë e personave me Sindromën Down.

Pin It