Shqiptarët të 3-tët më të refuzuarit nga Bashkimi Europian

Sipas Eurostat, Shqiptarët janë të tretët në botë pas marokenëve dhe ukrainasve që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019.

Në vitin që lam pas ishin gjithësej 717 mijë qytetarë nga vendet jashtë Bashkimit Europian të cilëve i’u është refuzuar kërkesa për të hyrë brenda kufijve të BE-së.

E përkthyer në shifra, numri i Marokenëve të refuzuar nga BE për vitin 2019 ishte 489 900, në vend të dytë renditen Ukrainasit me 66 500 dhe në të tretin Shqiptarët, me 22 800 individë të refuzuar nga BE.

Përsa i përket vendeve të BE-së të cilët i refuzuan këto kërkesa, Spanja mban vendin e parë, e cila ka kthyer mbrapsht rreth 493 500 individë, e pasuar nga Polonia me 65 400 dhe Franca me 56 600. Të tre këto shtete përbëjnë 86% të totalit të kërkesave të refuzuara nga BE për vitin që lam pas.

Pin It