Edukimi i vajzave mbart një rëndësi tejet të veçantë për vetë faktin se mbartin shumë role. Në këtë kontekst rol kryesor ka shembulli i mirë që duhet të ofrohet në familje si mënyra më e mirë për të përvetësuar respektin, edukatën dhe përkushtimin. Përmes rrëfimeve personale të të ftuarave u kthyem pas në kohë për të rikujtuar traditën e bukur të bashkimit të familjes, komunikimit dashamirës, punës këmbëngulëse dhe dashurisë për dijen. Nuk lamë pa përmendur vështirësitë me të cilat haset sot brezi i ri, hallakatjet me teknologjitë e reja dhe detyrën për t’i orientuar drejt të dobishmes. Komunikimi dhe mbështetja mes tyre e anëtarëve të një familje e bën më të lehtë dhe më të realizueshëm të jetuarit në harmoni. për më shumë detaje ju ftojmë të dëgjoni bisedën.
Postime të ngjashme
-
Edukojini fëmijët tuaj përmes lojërave...
December 6, 2019 -
Tre çështje të rëndësishme për edukimin ...
December 6, 2019 -
“Arsimi. Ku ishim? Ku po shkojmë?&...
December 13, 2018 -
“Rrno për me gatue”, rijetës...
October 4, 2018