20 frazat që duhet të përdorni kur fëmija nuk ju dëgjon

Fëmija nuk dëgjon

Fëmija jonë është pasqyra jonë. Me kalimin e kohës kam kuptuar se një fëmijë që nuk dëgjon mund të thotë se ju keni probleme në mënyrën e komunikimit.

I zevendosova gjykimet e mia negative, zërin kërcënues me një neutral, problem zgjidhës, empatik dhe inkurajues në mënyrë që të ndikoja te komunikimi i fëmijës tim.

Mësimi ishte i qartë. Të vegjëlve tanë duhet tli flasim më qetë, siç do donim të na flisnin ne. E di që është me e lehtë ta thuash sesa ta bësh dhe gjatë viteve kam përqafuar moton e ‘’progresi mbi perfeksionin’’.

20 frazat pozitive që ne duhet të përdorim janë si më poshtë:

  • “Çfarë duhet të mbash mënd?”

Bëj pak pushim nga fraza ‘’kujdes!’

Shëmbulli: “Çfarë duhet të mbash mënd kur të luash te parku? Apo “të lutem lëviz avazh si një breshkë e kujdeshme kur hipën te ajo lodër.”

Shpjegimi: Fëmijët shpesh na injorojnë kur ne përsërisim veten, prandaj është mirë që të ndryshoni frazat dhe të përqëndroheni te kujdesi apo t’i jepni detaje të asaj që ju kërkoni prej tyre.

  • “Të lutem fol me zë të qetë”

Bëj pushim nga frazat ‘’mos bërtit!” apo “pusho!”

Shëmbulli: “Të lutem fol qetë apo fol me zë të ulët (dhe thuaje dhe ti këtë me zë të ulët). Apo ‘’Mua më pëlqen shumë kur ti këndon, por që të përdorësh zërin kaq lart duhet të jemi jashtë jo në një ambient brenda.”

Shpjegimi: Disa fëmijë janë më të zhurmshëm se të tjerë e nëse ata kanë problematikë në të folurit me zë të ulët ju duhet ti tregoni që ata mund ta ngrenë zërin vetëm në disa ambiente të përshtshme. Si kombinim përdor kontaktin me sy dhe ule dhe zërin vet dhe do shohësh sa efekt ka,

  • “Do ta bësh vetë apo ke dëshirë që unë të të ndihmoj?”

Bëj pushim nga fraza ‘’të kam kërkuar tre herë, ta bësh tani!”

Shëmbulli: “erdhi koha për tu larguar, dëshiron ti veshësh vet këpucët apo ke nevojë që unë të të ndihmoj? Apo ‘’Dëshiron të ulesh vetë në makinë apo të të vëj unë lart.”

Shpjegimi: Shumica e fëmijëve i përgjigjen pozitivisht kur ndihen sikur e kanë ata fuqinë në dorë, jepini zgjedhje dhe lejojini të vendosin vetë.

  • “Çfarë mësove nga gabimi që bëre?”

Bëj pushim nga fraza si ‘’turp të vijë” apo “ti di më mirë”

Shëmbulli: “Çfarë mësove nga gabimi që bërë?” apo “çfarë mësove dhe si do e bësh ndryshe herën tjetër,që të mos kesh telashe?

Shpjegimi: Përqëndrohu te motivimi për ndryshim në sjellje për të ardhmen dhe do shohësh rezultate pozitive.

  • “Të lutem…”

Bëj pushim nga fraza si “Mos!” apo “Mjaft!”

Shëmbulli: “të lutem trajtoje më me kujdes qenin” apo “të lutem vendosi këpucët në raftin e tyre.”

Shpjegimi: A dëgjojmë ne shpesh fraza mos dhe mjaft?! Por a na bëjnë ato të ndryshojmë realisht sjellje…jo! Ky komunikim negative nuk perceptohet mirë dhe na vendos në kushte jot ë mira. Në vënd të kësaj kërko çfarë do të bëhet.

  • “Ne jemi në kohën e kufizuar e duhet të lëvizim shpejtë!”

Bëj pushim nga fraza si ‘’Nxito’’ apo ‘’Do bëhemi vonë!”

Shëmbulli: “Ne jemi në kohë të matur sot le të shohim në do arrijmë t’ja dalim më shpejtë”

Shpjegimi: Shpjegoji përse po nxitoni sot!

  • “Do të lëvizim tani apo pas 10 minutash?”

Bëj pushim nga fraza si “duhet të lëvizm…tani!”

Shëmbulli: “Doni të lëvizim tani apo do luani dhe 10 minuta e pastaj të ikim?”

Shpjegimi: Fëmijët kanë shumë dëshirë të vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë! Jepjani këtë mundësi, do pak durim por ka shpërblim kjo lloj metode.

8 këshilla si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë

Si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë? Gjatë gjithë eksperiencës sime nuk kam pasur një prind të më vi dhe të më…

  • “Le ta shtojmë këtë te lista e lodrave që dëshiron për ditëlindje.”

Bëj pushim nga fraza si “Nuk kemi lekë për këtë” apo “Unë thashë s’ka më lodra!”

Shëmbulli: “A dëshirojnë ta shtojmë te lista e lodrave?”

Shpjegimi: Nëse do tregohemi të sinqertë ne mund ta blejmë thjesht nuk duam ta blejmë. Në vënd që ta vëjmë fajin te financat tona dhe të krijojmë ndjesinë se jemi të varfër ofrojini ide sesi mund të arrijmë ta marrim atë lodër si p.sh duke kursyer.

  • “Ndalo merr pak frymë , qetësohu dhe tani më thuaj se çfarë dëshiron.”

Bëj pushim nga fraza ‘’Mjaft u ankove.”

Shëmbulli: “Le të ndalojmë e të qetësohemi e të tentojmë të kuptohemi.”

Shpjegimi: Modeloje dhe përsërite me qetësi derisa të shohesh se po qetësoheni të dy.

  • “Respektoje vetën dhe të tjerët”

Bëj pushim nga fraza si “Sillu mirë”

Shëmbulli: “Mos harro të tregosh respekt për vetën dhe të tjerët sot.”

Shpjegimi: J ii qartë sepse fëmijët nuk kuptojnë fraza të përgjithshme. Kërkoji atyre atë që dëshiron realisht për të kuptuar rëndësinë e tyre.

 

  • “Praktiko aftësinë e të punuarit në grup.”

Bëj pak pushim nga fraza si : “Mos u trego autoritare!” apo “Askush nuk do luaj me ty po vazhdove të sillesh kështu!”

Shëmbulli: “Ti je një lider por që të jesh një lider i mirë duhet të mësosh të punosh në grup. Bëj shokëve të tu pytje në vënd që ti thuash çfarë të bëjnë.”

Shpjegimi: Shumë fëmijë kanë dëshirë për të drejtuar dhe shpesh here atyre i thuhet se po sillen si diktatorë të vegjël e kështu do përfundojnë pa miq. Në vënd të kësaj mësoje fëmijnën si të jetë një lider i mirë, të drejtojë me integritet dhe duke ndihmuar të tjerët në vënd që ti tregoj se çfarë duhet të bëjnë.

  • “Unë kam nevojë që ti të…”

Bëj pushim nga fraza si: “Mjaft e bërë këtë!” apo “Nuk duhet të bësh këtë.”

Shëmbulli: “Ti duhet të sillesh me kujdes me qenin, ai ka qef të përkëdhelet por ti duhet të tregohesh i kujdesshëm me të.”

“Kam nevojë që ti të qetësohesh tani .”

Shpjegimi: fëmijët reagojnë më mirë kur ne i drejtohemi pa i akuzuar ata. Ti kërkosh të bëjnë atë që ti do është një udhëzues i mirë për ta.

  • “Të gjithë kemi nevojë të qajme herë pas here.”

Bëj pak pushim nga fraza si “mos u bëj si bebe” apo “Mos qaj”

Shëmbulli: “Nuk ka asnjë gjë të keqë të ndihesh i trishtuar herë pas herë, mua do më kesh pranë nese ke nevojë për mua. Unë kam besim tek ti dhe e di që do qetësohesh.

Shpjegimi: Është e manhitshme të shikosh sesi fëmijët reagojnë kur ne nuk i vendosim nën presion për të kontrolluar ndjenjat. Jepi fuqi duke i treguar sesi ta tejkalojnë presionin që ndjejnë dhe se është normale të ndihen ashtu siç ndihen.

 

  • “Si do të kujdesesh për veten?”

Bëj pushim nga fraza si: “Bëj këtë….e do ndihesh mirë, s’është gjë e madhe’’ apo ‘’përse je kaq i emocionuar, na një biskotë ta harrosh.”

Shëmbulli: “Nuk është problem të jesh…Çfarë mund të bëjmë që të ndihemi më mirë?

Shpjegimi:Fëmijët mësojnë të trajtojnë veten me integritet e të gjejne metoda vetë-qetësuese.

  • “Unë do të ndaloj, të marrë frymë e po pres që ti të ndalosh.”

Bëj pushim nga fraza si: “Më lë ta bëj vetë”

Shëmbulli: “Duket sikur ti ke nevojë për pak minuta më shumë. Do të ulem këtu pranë e do pres dy minuta.”

Shpjegimi: Shpesh herë ne si prindër kemi nevojë të qetësohemi. Kini durim dhe leni fëmijët ti veshin vetë këpucet apo të kuptojnë si funksionon një lodër duke testuar. Fëmijët na tregojnë se duhet të shijojmë të tashmen. Ki durim dhe lejojini dhe të bëjnë gabime sepse përmes gabimeve ata mëosojnë.

  • “Unë do të dua pavarësisht gjithçkaje.”

Bëj pushim nga fraza si: “Askush nuk të do kur ti sillesh keq” apo “S’ka puthje e përqafime për ty kur sillesh kështu.”

Shëmbulli: “unë do të dua pavërsisht sjelljes tënde dhe do preferoja që të luaje me turne me lodrën që është dhe e vëllait tënd.”

Shpjegimi: Dashuria pa kushte ës

htë në thelb të prindërimit pozitiv dhe do të thotë se ne i duam dhe tregojmë dashuri për fëmijët tanë pamvarëisht çfarë sjellje bëjnë ata sot. Ne i duam ata pa kushte.

  • “Unë nuk e pranoj …këtë akoma”

Bëj pushim nga fraza si : “ti je i vogël për këtë “ apo “kur të rritesh mund ta bësh këtë.”

Shëmbulli: “Unë nuk e pranoj kur ti më lëshon dorën të ecësh në rrugë të rrezikshme sepse kam frikë se do kalojë një makinë .”

Shpjegimi: Kur ne pranojmë frikën dhe shqetësimet tona fëmijët tanë përpiqen ti respektojnë limitet më shumë. Shpesh herë fëmijët ndihen sikur kur të rriten mund ti bëjnë të gjitha këto gjëra që ti je duke ndaluar, dhe kjo është e vetmja arsye përse ti po ja ndalon.

  • “E shoh që ti je i merakosur për këtë gjë prandaj mund të më ndihmosh të vendos.”

Bëj pushim nga fraza si: “Nuk dua t’ia di!”

Shëmbulli: “E di çfarë? E shoh që e ke me merak prandaj eja më ndihmo të vendosim.”

Shpjegimi: Kur vërtet nuk duam t’ia dimë kjo është një mundësi e mirë për ti lënë fëmijët të vendosin vetë. Liderët e mirë shkëlqejnë në këto raste.

  • “Unë kam besim tek ti, dhe do të mbështes”

Bëj pushim nga fraza shpëtuese si: “E rregulloj unë këtë” apo “Përse duhet të bëj cdo gjë për ty”

Shëmbulli: “E shoh që kjo është e vështirë për ty, unë kam besim që ti do ja dalësh. Unë do të mbështes nëse ke nevojë për ide sesi ta zgjidhësh këtë situatë.”

Shpjegimi: Është e rëndësishme si prindër të vendosim skenen kur fëmijët tanë kanë sukses dhe kujdesen për vetën duke i zgjidhur problemet e tyre duke patur vetbesim.

  • “Si ndihesh?”

Bëj pushim nga fraza si: “Qetësohu, s’ke përse acarohesh kaq shumë!”

Shëmbulli: “E shoh që je i mërzitur, si ndihesh?”

Shpjegimi: Ne duhet t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë emocionet dhe t’i komunikojnë ato. Kur fëmijët ndihen të qetë për të treguar emocionet e tyre dhe t’i komunikojnë ato në vend që t’i mohojnë sjellja e tyre ka tendencë të jetë më tepër pranuese ndaj kërkesave tuaja.

Pin It