27 Mars 1866 lindi Andon Zako Çajupi

Në Sheper, Zagori, Shqipëri, lindi Andon Zako Çajupi, avokat me pak sukses; por poet, dramaturg i shquar, veprimtar patriot i madh, dhe demokrat. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt më 1930. Çajupi ishte i pasur dhe kjo e ndihmoi t’i përkushtohej poezisë, të shkruante edhe për varfërinë si diçka që e bën njeriun të pavarur dhe të shijojë lirinë.

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

Pin It