Ndërsa kanë nisur aplikimet online për të plotësuar listën me 10 degët më të preferuara për të vazhduar studimet e larta, akademiku dhe ish shefi i departamentit të gazetarisë Artan Fuga ngre disa pyetje në lidhje me para informimin e maturantëve për degët përkatëse dhe për nevojat e tregut të punës.
Fuga ngre disa pyetje ku disa prej tyre janë:
Nuk e di a u kanë ofruar gjimnazet e tyre mundësi të njohin tregun e punës në degët që do të zgjedhin për studimet universitare?
A i njohin ata statistikat e punësimit?
Kanë marrë kontakte informacioni me lëndët që zhvillohen në degët ku dëshirojnë të ndjekin studimet universitare?
Dinë cilët janë pedagogët, tekstet, platformat teorike, kushtet e studimeve, etj., në fakultetet ku duan të shkojnë?
Këtë shqetësim Profesor Fuga e ka ngritur në faqen e tij të rrjetit social facebook. Ndërkohë dei në datë 10 gusht të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses provimet e maturës dhe kanë mesatare mbi 6 mund të aplikojnë në një nga universitetet publike dhe jo publike të vendit.
Postimi i plotw
Maturantët po rregjistrohen.
——————————————
Nuk e di a u kanë ofruar gjimnazet e tyre mundësi të njohin tregun e punës në degët që do të zgjedhin për studimet universitare?
A i njohin ata statistikat e punësimit?
Kanë marrë kontakte informacioni me lëndët që zhvillohen në degët ku dëshirojnë të ndjekin studimet universitare?
Dinë cilët janë pedagogët, tekstet, platformat teorike, kushtet e studimeve, etj., në fakultetet ku duan të shkojnë?
U ka dhënë agjencia që merr përsipër të jetë “seksere” mes studentit të ardhshëm dhe fakulteteve ku maturantë dëshirojnë të rregjistrohen të njohin sa është përqindja e kalueshmërisë atje, sa është nota mesatare e studentëve, kush ka studjuar më parë në ato fakultete?
U ka dhënë njeri nga agjencia e rregjistrimeve të dhëna mesatare për cmimin dhe koston e studimeve dhe të jetesës, për librat që duhet të blejnë, në çdo degë?
U ka organizuar ajo agjenci takime konsultimi dhe informimi me fakultetet përkatëse anëembanë Shqipërisë???
Ka bërë kjo agjenci fushata marketingu për departamente dhe fakultetet e mundshme ku maturantët duan të ndjekin studimet universitare?
U ka dhënë informacione agjencia që i rregjistron dhe u kërkon të paguajnë për profilet e studimeve në degët ku duhet të ndjekin studimet universitare?
Kanë pasur mundësitë të dialogojnë online me specialistë që njohin fushat e studimeve universitare ku dëshirojnë të vazhdojnë për të bërë pyetje dhe marrë përgjigje?
Besoj se të gjitha këto i kanë pasur si shërbime sepse përndryshe i thonë të rregjistrohesh “derr në thes”.
Apo hajde se nuk prish punë, se mos ka rëndësi se në çfarë dege do të të rregjistrojnë!!!