Akrepat e orës do kthehen mbrapsht dhe do flesh një orë më shumë

Këtë vit ora do të ndryshojë javën e ardhshme dhe më poshtë keni disa gjëra që duhet të dini. Ora ndërron duke u kthyer një orë pas, pra ndryshon në orën 2 të dielën më 28 tetor. Kjo do të thotë se do kesh gjumë një orë më shumë. Ndërsa dita do bëhet më e shkurtër. Ndërrimi tjetër ndodh në orën 1 ditën e diel më 31 mars, ora kalon një orë para. Që do të thotë; do flesh një orë më pak.

 

Pse ndodh ndryshimi i orës? Orët ndryshojnë me një orë dy herë në vit në pranverë dhenë vjeshtë. Praktika e ndryshimit të orëve erdhi për të shfrytëzuar më shumë dritën e mëngjesit në dimër. Në Luftën e Parë Botërore qeveria angleze prezantoi British Summer Time për të përmirësuar ekonominë duke u dhënë fermerëve një orë shtesë në dritën e diellit për të punuar. U diskutua nga BE për ta hequr, por një vendim final nuk ka ende. Një gjë e sigurt është se edhe këtë vit ora ndryshon.

Stërgjyshi i Chris Martin, William Willett, shtroi idenë që në vitin 1907 në Angli. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të bindë njerëzit që tu çonin nga shtrati një orë më herët në pranverë që të shfrytëzohej mëngjesi me dritë. Ai ndërroi jetë pakpara se të vendosej zyrtarisht ndryshimi i orës. Ka shumë ide dhe histori, por thuhet senë fakt romakët ishin të parët e kësaj ideje./ Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Pin It