Që dje ka nisur aksioni për të evidentuar të gjitha burimet ujore të vendit. Këto burime ujore do të menaxhohen tashmë në mënyrë të përqendruar nga një institucion i vetëm: Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Ky institucion ka nisur aksionin për evidentimin e një morie jashtëzakonisht të madhe pusesh, të cilat janë hapur pa i marrë leje askujt.
Dhe në fund të këtij aksioni kjo agjenci pritet që të krijojë një hartë të plotë të të gjithë puseve, që janë në përdorim të familjeve, në qytete e fshatra. Kështu të gjithë do të paguajnë për ujin që po përdorin, sepse edhe burimet nëntokësore janë pronë e shtetit.
Reforma e ujit ka nisur prej kohësh, përdoruesit kanë edhe një muaj afat për të kryer lidhjet e munguara apo për të lidhur kontratat me ndërmarrjet përkatëse. Në të kundërt, do të ketë sanksione të ashpra, si në rastin e reformës që u krye para disa vitesh në fushën e energjisë elektrike.
Tiranapost