Pesë vitet e fundit që nga viti 2015 deri në vitin 2019, janë më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë.
Është kjo ajo që thotë një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë një takimi të liderëve botëror në New York.
Temperatura mesatare u rrit me 1.1 gradë celsius në raport me periudhën mes viteve 1850 dhe 1900.
Parashikohet që me ritmin e nisur, Toka të jetë 3 gradë me e nxehë në fund të shekullit.
Lidhur me situatën klimatike të planetit në 23 shtator, do të mbahet në New York, takimi i Kombeve të Bashkuara, ku pasditen e kësaj të hëne do të jetë takimi i radhës i samitit për klimën.