Allahu (xh.sh) me anë të Profetit Muhamed (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) na tregon se këtë dua që ia mësoi robit të Tij (pra suren Fatiha) e pranon dhe se e ka ndarë suren Fatiha midis Tij dhe robit.
Allahu ka thënë: ولعبدي ما سأل قسمت الصلاة بيني وبين عبدي نصفين ، فنصفها لي ونصفها لعبدي “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, gjysma është e Imja e gjysma robit Tim, dhe atij (robit) do t’i jepet ajo që dëshiron.”
Kur robi thotë: ﴿الْحَمْدُ للَّهِ رَبِّ الْعَـلَمِينَ﴾ “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve”, Allahu thotë: “Robi im më lavdëroi”.
Kur robi thotë:﴿الرَّحْمَـنِ الرَّحِيمِ﴾ “Mëshiruesit, Mëshirëplotit”, Allahu thotë: “Robi Im më lartësoi’’.
Kur robi thotë: ﴿مَـلِكِ يَوْمِ الدِّينِ﴾ “Sunduesit të Ditës së Gjykimit”, Allahu thotë: “Robi Im më lavdëroi (i është bindur Madhërisë sime)”.
Nëse robi thotë: ﴿إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ﴾ “Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë”, Allahu thotë: “ Kjo, është mes Meje dhe robit Tim dhe, ai do ta fitojë atë për të cilën është lutur”.
Nëse robi thotë: ﴿اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ – صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلاَ الضَّآلِّينَ﴾ “Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre ndaj të cilëve u ke dhuruar bekimin Tënd, e jo në të atyre me të cilët je i hidhëruar dhe që kanë humbur”, Allahu thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe robi Im do të ketë atë që ka kërkuar”.
(Muslim, Salat 38, 40; Ebu Dau’ud, Salt, 132; Tirmidhi, Tefsir, Sure 1, 1; Nesai, Iftitah 23; Ibn Maxhe, Edeb 52; Musned, II, 241.)