Anulimi i Topit të Artë, cilët yje ishin kandidatët e vërtetë?

Për herë të parë që nga viti 1956, vit ky kur filloi të jepej topi i artë si çmimi individual më i lartë gjatë një sezoni për yjet e futbollit, ky sezon do të jetë i pari në histori kur ky çmim nuk do të ndahet.

Sipas France Football, ndërprerja e futbollit si pasojë e kushteve të krijuara nga pandemia e pamundëson krijimin e kushteve të barabarta për ndarjen e këtij çmimi.

Por cilët janë yjet më të përfolur që mund ta fitonin topin e artë këtë vit?

  • Robert Lewandowski – 51 gola në 43 ndeshje, fitues i Bundesligës dhe kupës së Gjermanisë
  • Karim Benzema – 21 gola në 37 paraqitje, fitues i La Ligas
  • Cristiano Ronaldo – 50 gola (vazhdon) drejt titullit të dytë të Seria A
  • Kevin de Bruyne – 13 gola në 44 paraqitje dhe 21 asistime
  • Sadio Mane – 9 asistime dhe 17 gola në 33 paraqitje, fitues i Premier League
  • Lionel Messi – 25 gola dhe 22 asistime në 33 ndeshje të zhvilluara në La Liga
Pin It