Apple, shpik ashensorin që rrotullohet dhe të çon nëntokë

Kompania Apple nuk rresht së sjelluri produkte të reja në treg. Pas IPhone8, 8+ dhe Iphone X, Apple vjen me ashensorin e xhamit që rrotullohet teksa ju çon në nëntokë.

Apple Park është vendosur në mes të qytetit në Cupertino të Kalifornisë.  Përveç zyrave që janë si anije kozmike, në këtë ndërtesë gjendet edhe një dhomë e veçantë për blerësit që quhet Teatri Steve Jobs.

Zona e shfaqjes së teatrit dhe produktet janë nën tokë. Nga të gjitha gjërat brenda,gjëja më e çmendur është ashensori i xhamit që rrotullohet teksa ju con nëntokë.

Ndërtesa është projektuar në mënyrë të tillë që të mos ktheheni nga e njëjta rrugë por të shihni sërish gjëra të veçanta gjatë kthimit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=5mgGrx8uaRQ

Pin It