Asensio humb sezonin ende pa filluar zyrtarisht

 

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e djeshme Reali i Madridit luajti kundër Arsenalit në kuadër të Internacional Champions Cup, ndeshje e cila në kohë të rregullt u mbyll me rezultatin 2:2, dhe 5:3 në favor të madrilenëve nga pika e 11 metërshave.

Pasi e gjetën vetën në disavantazh të dyfishtë ku Lacazzete dhe Aubameyang shënuan dy gola të shpejtë për “topçinjtë”, Zidane hodhi në fushën e lojës, me fillimin e pjesës së dytë, nga yjet e ekipit, mes tyre dhe Bale e Asensio.

Të dy këta të fundit ishin protagonistë në ndeshje me nga një gol dhe asist për Asension, por surpriza më e madhe e takimit vjen në min e 59 talenti spanjoll u dëmtua në gju duke lënë menjëherë fushën e lojës.

Nga ekzaminimet paraprake bëhet fjalë për një këputje të ligamenteve në gjurin e majtë, në rast konfirmimi Asensio mund ti thotë lamtumirë sezonit ende pa filluar atë pasi bëhet fjalë për një dëmtim 9 deri në 12 mujor.

Ndërkohë pritet deklarata zyrtare e klubit për rastin në fjalë.

Pin It