Australi në portokalli, stuhia që ngjyrosi vendin

Një qytet australian është goditur nga një stuhi pluhuri duke sjellë një atmosferë ngjyrë portokalli. Stuhia përfshiu Charleville në jug-perëndim dhe Queensland mbrëmjen e djeshme, ku përveç pluhurit, shumë pemë u rrëzuan dhe disa dëme të vogla nëpër shtëpi. Stuhia e pazakontë e pluhurit nxiti shumë banorë të postonin foto dhe video në mediat sociale. Autoritetet thonë se moti i keq ka shkaktuar erëra të forta duke përhapur gjithë pluhurat dhe papastërtitë nëpër rajon.

” Ishte padyshim një nga ngjarjet më mbresëlënëse të viteve të fundit”, tha Harry Clark nga Byroja Australiane e Meteorologjisë . “Dëgjuam bubullima dhe dolëm jashtë shtëpive për të parë ç’po ndodhte, por për pak çaste u mbuluam nga pluhuri portokalli, u trembëm shumë”, tha një banor ndërsa një tjetër tha se nuk e kishte mbyllur dritaren e dhomës së gjumit gjatë mbrëmjes dhe vendi bashkë me rrobat ishin bërë aq pis sa edhe lavatriçja s’mund t’i pastronte.

Tiranapost

Pin It