Autobusët elektrikë në trafikun e qytetit

Trafiku i rënduar i Tiranës duket se e ka një zgjidhje, autobusët elektrikë!

Smogu, trafiku, zhurmat janë disa nga elementët e shumtë që shoqërojnë çdo ditë qytetarët në rrugët e Tiranës.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është se a do të ishin autobusët elektrikë zgjidhja e duhur e kësaj problematike? Argumentat në favor janë të shumta, më poshtë do të gjeni disa prej tyre:

Energjia

Kërkesa për energji në botë po rritet me shpejtësi. Shqetësimet se nafta dhe gazi do të konsumohen më shpejt se sa pritej dhe shqetësimi për furnizim do të sjellë një betejë globale për burimet e energjisë. Nisur nga kjo autobusët elektrikë do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen në transportin publik.

Mbrojtja klimatike

Në automjetet elektrike nuk zhvillohet procesi i djegies. Prandaj, asnjë ndotës në formë të grimcave të blozës ose oksideve të azotit nuk çlirohet gjatë funksionimit të autobusëve elektrikë. Trajtimet për ndotshmërinë janë të panevojshme. Autobusët elektrikë gjithashtu nuk emetojnë dioksid karboni, nëse ato furnizohen nga burime të ripërtëritshme të energjisë. Prandaj autobusët elektrikë jo vetëm janë efikasë në lidhje me energjinë, por gjithashtu mbrojnë klimën dhe ulin ndotjen e ajrit.

Kosto më të ulëta

Teknologjia moderne e baterive, e cila përdoret në autobusët elektrikë, eleminon konfigurimin e ndërlikuar të linjave ajrore me dy shtylla për tramvajët. Eleminimi i infrastrukturës së shtrenjtë gjithashtu e bën elektro-lëvizshmërinë shumë fleksibël në transportin publik të lidhur me rrugën. Një avantazh tjetër i rëndësishëm i autobusëve elektrikë në lidhje me tramvajët apo autobusët me naftë janë shpenzimet më të ulëta të mirëmbajtjes.

Më pak zhurmë

Gjithashtu, udhëtarët dhe banorët përfitojnë nga autobusët elektrikë në lidhje me zhurmën pothuajse inekzistente. Automjetet me bateri mund të funksionojnë pa probleme dhe me emetim zhurme dukshëm më të ulët. Kështu ata kontribuojnë ndjeshëm në uljen e nivelit të zhurmës në zonat urbane.

Koordinim më i mirë

Autobusët elektrikë modernë gjithashtu sjellin më shumë mundësi për telematikë dhe shërbime digjitale. Sepse me teknologjinë e re janë instaluar edhe sensorë të rinj dhe teknologji të reja të rrjetëzimit, të cilat lehtësojnë organizimin logjistik. Kështu që ju gjithmonë keni një pasqyrim se cili shofer është në detyrë, sa pasagjerë hipin dhe zbresin, gjendjen teknike të automjeteve, etj.

Por ashtu si avantazhet këto autobusë kanë edhe disavantazhet e tyre, ndër të cilat përmendim koston e lartë të pronësisë, infrastrukturat e nevojshme të karikimit, pesha më e lartë etj.

Pin It