Të marrësh një shtëpi me qera në kryqytetin suedez, Stokholm është pothuajse e pamundur, aq sa është përfshirë në librin e rekordeve “Guinness”.
Në bazë të të dhënave të marra, llogaritet që të zësh me qera një shtëpi në mënyrë të qëndrueshme, procesi zgjat 9 vjet e nëse e dëshiron këtë shtëpi në disa prej lagjeve më të pasura, procesi mund të shkojë në 20 vjet.
Gjithashtu vështirësia shtohet në momentin që Suedia është e para për numrin e personave që jetojnë vetëm.
Prandaj hapësirat nuk janë aq të mëdha. “Është një eksperiencë e lodhshme dhe frustruese”, tregon një arkitekte franceze që jeton në Stokholm prej disa vitesh tashmë.