Berat, 20 milionë dollarë për qendrën e grumbullimit të perimeve

2015-ALB-B1

Ministria e Ekonomisë ka lidhur një marrëveshje me një kompani private, e cila do të marrë me qira kundrejt shumës një euro një hapësirë prone prej rreth 42 mijë metër katror në Berat, për të investuar rreth  20 milionë dollarë në grumbullimin e perimeve të kultivuara nga fermerët.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën në Tiranë, nga përfaqësues të kompanisë dhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila theksoi se kompania do të bëjë grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e perimeve të freskëta në zonën e Beratit, për një periudhë 20-vjeçare.

Ministrja theksoi se do të bëhet një investim prej 20 milionë dollarësh dhe fillimisht do të punësohen 50 punonjës.

“Në vitin 2018, kjo kompani do të ketë të punësuar 50 punonjës, prandaj për ne është një ngjarje e rëndësishme që aktivizojmë një pronë që është lënë në një gjendje gati të degradimit, për t’i dhënë më shumë mundësi qytetit të Beratit, që të funksionojë më mirë aktiviteti ekonomik, sidomos për prodhimet që vijnë nga zona, pasi shquhet për prodhimin e perimeve”, tha ministrja Ekonomi.

Pin It