Një musliman i cili i fal pesë namazet e përcaktuara për një ditë e lexon 40 herë suren Fatiha, kurse personi i cili për 40 vjet e fal namazin, vetëm në namazet farze, e lexon atë 1.241.000 (një milion e dyqind e dyzet e një mijë) herë, ndërsa nëse gjatë asaj periudhe i fal edhe nafilet (sunetet), Fatihanë do ta lexojë 2.920.000 (dy milionë e nëntëqind e njëzet mijë) herë.
Ky numër do të rritet ndjeshëm nëse muslimani fal edhe nafile të tjera nafile, si namazi i teravisë, namazi i duhassë, namazi i natës etj.