Një biznes i ri fason është hapur në qytetin e Fierit duke mundësuar punësimin e rreth 100 personave. Kompania është një investim italo-shqiptar me vlerë 500 mijë euro dhe do të rikthejë në Shqipëri industrinë e tezgjahut.
Gjatë vizitës në këtë kompani të re ministrja Milva Ekonomi vlerësoi rëndësinë e investimeve italiane në Shqipëri dhe ndihmesën që biznesi fason ka dhënë në punësim.
Industria e fasonëve në Shqipëri pati rritje ekonomike deri në 21% për periudhën janar-korrik të vitit 2016, ndërsa numri i të punësuarëve rishtazi në këtë industri është 3800. Po ashtu të ardhurat nga ky biznes kanë një rritje të konsiderueshme prej 37 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total në industrinë fasone në vendin tonë janë të punësuar 38 mijë individë.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi gjithsej 147 milionë euro për shërbime të përpunimit të mallrave të porositësve jashtë vendit.