Reali i Madridit nuk ka ndërmend të lejojë Toni Kroos të largohet nga Spanja. Real Madridi dhe Toni Kroos kanë vazhduar martesën e tyre deri në vitin 2022.
Mesfushori gjerman që erdhi nga Bayern Munich ka pranuar rinovimin ku parashikohet edhe rritje page.
Kontrata e re që do t’i ofrojë Reali mesfushorit Kroos do të përfshijë edhe rritjen e pagës në 20 milionë euro bruto për sezon, një shifër kjo që është pothuajse 2 herë më e lartë nga ajo që ai përfiton aktualisht.
Kjo kontratë e re e bën Kroos futbollistin gjerman më të paguar të të gjitha kohërave. Në këtë moment ai pozicionohet i katërti pas Muller, Schweinsteiger dhe Gundogan.
Kroos u transferua te Reali në verën e vitit 2014 për shifrën e 30 milionë Eurove. Në dy sezone me “Los Blancos”, gjermani ka zhvilluar 108 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola duke fituar edhe 1 Ligë Kampionesh, 1 Botëror Klubesh dhe 2 Superkupa Europiane.
Toni Kroos do të flas për mediat nesër në Santiago Bernabeu.