BSH: 60% e investimeve të huaja janë në energjetikë

energetika1

Investimet e huaja gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 u rritën kryesisht për shkak të projekteve në energjetikë. Të dhënat tregojnë se rreth 60% e këtyre investimeve u përqendrua në projektet madhore në sektorin e energjisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të dytë se investimet e huaja direkte arritën vlerën e 261 milionë eurove, me 37% rritje krahasuar me tremujorin e parë të vitit, apo 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po sipas BSH-së, sektori i dytë me ndikim në ecurinë e investimeve të huaja është ai financiar. Investimet e huaja në këtë sektor për tremujorin e dytë ishin 25 milionë euro dhe lidhen kryesisht me injektim kapitali shtesë në bankat tregtare të vendit prej grupeve të huaja zotëruese.

 

Pin It