“Buxheti 2017”: Rriten pagat dhe pensionet, ulet borxhi

buxheti_1

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 436,4 miliardë lekë me një rritje të lehtë krahasuar me këtë vit.

Përfituesit kryesorë janë punonjësit e administratës, pensionistët, si dhe Fondi i Investimeve Publike. Buxheti destinon 6.5 miliardë lekë për rritjen e pagave dhe 2.6 miliardë të tjera për pensionet. Shtesa, e cila hyn në fuqi nga data 1 mars, bën që pagat në administratë të rriten mesatarisht me 13.5 për qind, ndërsa pensionet me 2.65 për qind.

Aktualisht qeveria ka zyrtarizuar rritjen e pagave për disa kategori, siç janë mësuesit me 10 % dhe policët me 17 %, ndërsa për pensionet përflitet për një rritje më modeste deri në 3%. Në projekt buxhetin e viti të ardhshëm, parashikohet gjithashtu një rritje e fondit edhe për ish-të përndjekurit me 400 milionë dhe për kompensimin e ish-pronarëve parashikohet një shtesë prej 2 miliardë lekësh.

Me rënie të ndjeshme janë shpenzimet për buxhetin lokal, që pritet të jetë 40.6 miliardë lekë, nga 48.3 miliardë lekë vitin e mëparshëm.

Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet ulje fondesh për pagesën e papunësisë me rreth 100 milionë lekë. Në këtë projektbuxhet parashikohet që, borxhi publik i vendit të shënojë ulje duke zbritur nga 71.3 për qind e prodhimit kombëtar këtë vit, në 69.1 për qind vitin tjetër.

Buxheti i viti të ardhshëm parashikon ndër të tjera një rritje të konsiderueshme edhe për investimet.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik, përveçse ul peshën e borxhit në ekonomi, sjell më shumë të ardhura për qeverinë. Sipas tabelave, të rakorduara me FMN-në, të ardhurat totale të buxhetit vitin tjetër do të rriten me 6.8 për qind, krahasuar me nivelin e pritshëm të këtij viti. Kjo i mundëson qeverisë të shpenzojë 30 miliardë lekë më shumë sesa këtë vit.

Projektbuxheti 2017
Të ardhurat 436.4 mld
Shpenzimet  465.9 mld
Rritja e shpenzimeve

Fondi i pagave 6 mld
Fondi i pensioneve 2.9 mld

Borxhi publik

Niveli i borxhit 2016  71.3%
Niveli i borxhit 2017  69.1%

Pin It