Cilësia e ushqimit që konsumonte Profeti (s.a.s)

Profeti i Allahut, ishte i kujdesshëm dhe hante vetëm gjëra të shëndetshme. Dieta e tij ishte e thjeshtë, por e mbushur me lëndë ushqyese. Mes ushqimeve që ai i hante rregullisht ishin:

-Hurmat

-Shalqiri

-Buka e elbit

-Kosi

-Kastraveci

-Mjalti

-Qumështi

-Kungulli

-Mishi (me raste)

Është e rëndësishme të theksojmë se dieta e Profetit a.s nuk ishte e përqendruar tek mishi. Është fakt i mirënjohur, si në kontekstin modern edhe në traditat e lashta të botës se konsumi i tepërt i mishit mund të shkaktojë probleme të rënda fizike dhe shpirtërore. Studiuesit thonë se mbajtja e konsumit të misht në nivele të ulëta ul riskun e prekjes nga kanceri, redukton sëmundjet e zemrës, lufton diabetin dhe shmang obezitetin.

Nga të gjitha dëshmitë, I dëguari i Allahut me termat e sotshëm mund të përshkruhet si një “ecës i palodhur”. Ebu Hureira njëherë tha: “ Nuk kam parë askënd të ecë më shpejt se ai, sikur toka t’i palosej nën këmbë. Para disa çastesh ishte këtu dhe pastaj atje. E kishim të vështirë të ruanim ritmin kur ecnim me të, edhe pse për të kjo ishte ecje normale.” Kur një shok iu ankua Profetit për faktin se ishte mbipeshë, Profeti a.s e këshilloi të ecte shpejt. Dobitë shëndetësore të ecjes janë të shumta për t’u listuar.

Zgjidhja jonë nuk duhet të jetë nisja e një diete të re. Përkundrazi, të përpiqemi të përshtatim zakonet të të ushqyerit më atë që mund të quhet “dieta profetike”.

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It