Ç’ndodh me trupin kur gëzohemi dhe trishtohemi?

Përjetimi i emocioneve ndikon shumë në gjendjen fizike dhe atë psikologjike. Pa kuptuar, duke përjetuar mërzitje, gëzime, ne shkaktojmë ndryshim gjendjesh në trupit tonë.

Do t’ju tregojmë më poshtë se ç’ndryshime konkrete pëson trupi kur perjetojmë emocione të ndryshme.

Temperatura e trupit

Kur jemi të lumtur: Rritja e temperaturës përfshin të gjithë trupin. Në rastet e lumturisë apo dashurisë temperatura përqendrohet në pjesën e sipërme të trupit.

Kur jemi të mërzitur: Kemi ulje të temperaturës, sidomos në pjesën e gjymtyrëve. Në rastet e depresionit, temperature ulet gradualisht.

Pozicionimi dhe lëvizjet e trupit

Kur jemi të lumtur:

  1. Në situatat e gëzuara janë të shpeshta lëvizjet e gjymtyrëve
  2. Kemi tendencën të ngremë kokën lartë
  3. Shpatullat janë të çlodhura dhe qëndrojnë drejtë
  4. Qafa është e çliruar
  5. Në përgjithësi, kemi tendencën të bëjmë lëvizje të shpejta e të shkurtra

Kur jemi të mërzitur:

  1. Në situata të trishtuara, trupi ka tendencën të qendrojë i mbledhur
  2. Koka fillon të ulet drejt gjoksit
  3. Shpatullat mblidhen ndërsa qafa krijon lëvizje të pakontrolluara
  4. Në përgjithësi, ka ngadalësim të lëvizjeve të trupit

 

Pin It