Në dy ditët e fundit janë regjistruar 78 raste të reja me koronavirus, çka ka alarmuar autoritetet.
Sot në orën 15:00 pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe për shkak të situatës alarmante, priten të merren masa. Këto ditë ka pasur një trend në rritje të numrit të rasteve pozitive, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës nga qytetarët.
Dje mjekët e Shërbimit Infektiv, u kanë bërë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjienës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID19.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare të dje për situatën nga CoVid-19, tha se: Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit.
Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.