De Boer nesër luan shansin e fundit

frank-de-boer_5f7aa90

E mërkura është kthyer në një ditë gjykimi për trajnerin e Interit, Frank de Boer që e shikon veten një këmbë jashtë pankinës së zikaltërve, aty ku u ul me sezonin e nisur, por që me shumë gjasa nuk do t’i jepet mundësia ta përfundojë.

E ardhmja e Frank De Boer vazhdon të jetë në fije të perit por sipas asaj që raportojnë mediat italiane De Boer do ta ketë edhe një shans të fundit.

Ish tekniku i Ajaxit do të jetë në stolin e Interit edhe në sfidën e kësaj mesjave ndaj skuadrës së Mihajlovic, Torino. Në varësi të rezultatit që do të regjistrojë Interi në atë ndeshje do të varet edhe e ardhmja e De Boer.

Në Milano këtë të hënë mbrriti Steven Zhang djali i pronarit të Interit Zhang Jindong, i cili menjëherë pati një takim nga afër me trajnerin De Boer.

Pin It