I Dërguari i Allahut është prijësi i njerëzimit dhe dita e xhuma (e premtja) është dita më e mirë e javës. Të dërguarit sa më tepër salavate mbi Pejgamberin (alejhi selam) gjatë kësaj dite ka shpërblime të shumta.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Prej ditëve tuaja më të mira është dita e xhumasë: në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë i është marrë shpirti, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e borisë së parë, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e dytë e borisë, në këtë ditë dërgoni sa më tepër salavate mbi mua, sepse salavatet që i dërgoni më prezentohen.” (Ebu Davudi)