E pyesin një dijetar se ku e bazonte punën e tij dhe ai i përgjigjet:
-E kuptova që rizkun(caktimin) tim nuk mund ta hajë askush tjetër përveç meje, ashtu siç nuk më vjen mua rizku i të tjerëve dhe kam besim të paluhatshëm në këtë.
-E mësova se unë kam detyrime që nuk i kryen askush tjetër përveç meje dhe u preokupova me to.
-E kuptova se Zoti im më shikon mua në çdo moment dhe më vjen turp prej Tij.
-E kuptova se kam një afat të caktuar për jetën dhe u përgatita për të.