Në dibër dëbora ka arritur deri në 70 centimetër. Mësohet se disa zona janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullohet.
Sipas Report Tv, janë bllokuar zonat si Trebisht, Lurë, Kalaja e Dodës, Ostreni dhe Selishta. Përveç se në Dibër, probleme me dëborën ka pasur edhe në Kukës. Edhe nëpër fshatrat e këtij qyteti dëbora mund të arrijë në 70 centimetër.
Rruga e Kombit është e pastruar, pasi 5 borëpastruese kanë bërë të mundur mirëmbajtjen e saj, duke hedhur kripër në rrugë.