Dimri zhvesh gjithçka tjetër përveç njeriut, zhvesh malet nga gjelbërimi, pemët nga gjethet, fushat nga bimët etj… Megjithatë ai nuk e zhvesh dot farën e jetës nën tokë, sado i acartë të jetë.
Kështu është dhe njeriu. Dimrat e jetës e zhveshin ndonjëherë nga vlerat morale, por fara e tyre mbetet e strukur në shpirt në pritje të ndonjë shiu pranveror.