Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje

 

Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz në rundin e dytë, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.

Tani, Distria Krasniqin e pret finalja, ku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, mirëpo do të tentojë ta marrë atë të artë.

Në këtë finale të madhe, kosovarja do të përballet me fituesen e ndeshjes mes sllovenes Marusa Stangar dhe xhudistes nga Moldavia Naransetseg Ganbaatar.

Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet edhe nga Nora Gjakova e cila pësoi disfatë qysh në rundin e parë, ndërsa nesër do të garojë edhe Akil Gjakova.

Pin It