Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e Xhuma.” [Muslimi]
Dita e Xhuma është festa e përjavshme e myslimanit dhe sevapet e shpërblimet në këtë ditë janë të shumta. Kërkojini sevapet në mënyrën më të bukur, duke ndjekur sunnetin e Profetit tonë të nderuar paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Të.
-Pastroni dhëmbët duke përdorur misvakun!
-Vishni rroba të pastra e të bukura dhe parfumosuni me aromë të këndëshme!
-Ecni në këmbë për të shkuar në xhami dhe mos harroni leximin e Sures Kehf!
Xhuma të begatë!