Një djalosh musliman kishte shkuar për studime në Gjermani. Përballë dhomës së tij banonte një djalosh gjerman me të cilin nuk kishte shoqëri,por ishin vetëm fqinjë.
Djaloshi gjerman kishte shkuar në një udhëtim. Ai ishte i abonent i një gazete dhe ato i vinin çdo ditë në adresën e tij dhe grumbulloheshin pranë derës së tij.
Djaloshi muslimani vërejti grumbullimin e gazetave para derës së fqinjit të tij dhe u interesua për të. Ai kuptoi se fqinji i tij ishte në një udhëtim dhe se do të kthehej përsëri. Kështu që mblodhi gazetat e tij dhe i vendosi në një vend dhomën e tij. Kështu veproi çdo ditë.
Pas dy apo tre muajve fqinji i tij u kthye. Djaloshi mysliman e përshëndeti, i dëshiroi mirëseardhje , ia dhuroi gazetat që i kishte grumbulluar dhe i tha: “Nuk e dija nëse je duke përcjellë ndonjë artikull apo je i inkuadruar në ndonjë garë, dhe nuk desha ta humbisje atë “. Fqinji mbeti i habitur nga ky kujdes i veçantë i djaloshit musliman dhe, i tha: “A ka nevojë që të paguaj apo qeras diçka për këtë veprim?”
Djaloshi muslimani ia ktheu: “Jo. Feja jonë(Islami) na mëson që të sillemi mirë me fqinjë, ndërsa ti je fqinji im dhe e kam për obligim të sillem mirë me ty.”
Djaloshi vazhdoi të sillej mirë me fqinjin e tij, dhe sjellja e tij u bë shkak që djaloshi gjerman ta pranoj Islamin.
E ka thënë të vërtetën Omer bin Abdulazizi, Allahu e mëshiroftë: Bëhuni thirrës në rrugën e Allahut në heshtje; i thanë: Si është mundur kjo? U përgjigj: me edukatën tuaj.