Dopingu, atletët rusë jashtë garave të Rios

rusia

Atletët rusë nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Brazil, Rio 2016 për shkak të skandalit të dopingut. Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës ka vendosur të mos e heqë pezullimin, i cili është vënë në nëntor, pas akuzave për doping të sponsorizuar nga shteti.

Por, atletë individualë mund të garojnë si neutralë nëse dalin të pastër. Ministria e Jashtme ruse ka thënë se atletët rusë nuk mund të konkurrojnë në garat e Rios.

“Ëndrra e shumë atletëve tanë është shkatërruar për shkak të sjelljes së gabuar të sportistëve të caktuar, trajnerëve dhe ekspertëve”, ka thënë ministria ruse.

Rusia ka ndërmarrë disa reforma, përfshirë ndryshimin e zyrtarëve të lartë dhe përfshirjen e lëndëve të detyrueshme anti-doping në shkolla.

 

Pin It