Çdo adhurim ndaj Zotit ka një shpjegim në bazë të karakteristikave dhe mënyrave të kryerjes së tij. Për shembull: marrja e abdesit apo falja e namazit kanë një barrë të tyren. Në të njëjtën mënyrë agjërimi apo haxhi, natyrisht kanë mundimet dhe lodhjet e tyre. Sakrificat e kryera gjatë kryerjes së adhurimeve paraqiten si arsye para Allahut të Plotfuqishëm për të kërkuar diçka prej Tij. Por du’aja (lutja) dallon nga adhurimet tjera, për faktin se nuk mundohemi të kryejmë veprime fizike, por vetëdija jonë për përkrahje dhe mbështetje, bën që t’i drejtohemi Atij me duart ngritur lart qiellit, me sinqeritetin më të madh dhe duke ditur që Zoti nuk lë lutje pa përgjigje.