“Ekziston një sadaka për çdo pjesë të trupit të njeriut; dhe për çdo ditë në të cilën lind dielli do të ketë shpërblim si i sadakasë për këdo që vendos drejtësi mes njerëzve.”
Drejtësia (adl) është balancë e përkryer (i’tidal): është paanësi. E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar katër gjendjet shpirtërore (temperamentet) të njerëzve. Kur këto janë të ekuilibruara, njeriu është i shëndetshëm dhe i aftë të mendojë drejtë. Kur nuk janë të tilla, Kur’ani flet për ditën e fundit kur “gjuhët, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që kanë bërë”. (24:24)
Për të purifikuar trupin nga çrregullimet që shkaktohen dhe rezultojnë nga mëkatet, shpallja dhuron një sistem adhurimi, që kulminon me vendosjen mbi tokë të ballit, simbolit të krenarisë njerëzore dhe vendit nga ku burojnë mendimet egoiste.
Gjuha “jep sadaka” ose kryen bamirësi duke lëvduar Zotin dhe duke thënë fjalë paqtuese. Duart e bëjnë këtë duke punuar për të siguruar të ardhura të ligjshme, dhe duke u përpjekur të ndalojnë të këqijat në shoqëri. Të marra së bashku, “bamirësia” purifikuese që ofrohet nga pjesët e trupit të besimtarit ka gjithmonë një ndikim social, aspekti më i lartë i të cilit duhet të jetë “vendosja e drejtësisë”, jo vetëm duke shmangur tundimet e çekuilibruara, por duke punuar për themelimin e një rendi social në të cilin drejtësia është e garantuar.