Ebu Rejhan Muhamed ibn Ahmed al-Biruni (973-1048), i njohur si el- Biruni është cilësuar si babai i antropologjisë, gjeodezisë dhe indologjisë dhe ka kontribuar në shumë fusha të tjera.
Ka lindur në Khorasan të Uzbekistanit. Studimet i filloi që në moshë të hershmë duke mësuar Arabishten dhe Persishten, si dhe mësime në shkencat Islame dhe shkencat e natyrës. Shumë shpejt shafqi interes për Matematikën dhe Astronominë, degë për të cilat u bë aq shumë i njohur më pas. Në moshën 20-vjeçare u largua nga shtëpia në kërkim të dijes. Për tre vjet shëtiti nëpër Persi duke marrë mësime prej mësuesve të ndryshëm. Pastaj qëndroi për dhjetë vjet në Gjeorgji, si punonjës si udhëheqësit lokal të asaj zone, duke u marrë me kërkime, studime dhe shkrojti shumë libra etj.
El-Biruni nuk i kishte shfaqur plotësisht veprat e tij më të mëdha derisa shkoi në Gazni, qytet i lokalizuar në Afganistanin e sotmë dhe që në atë kohë ishte nën sundimin e Sulltan Mahmudit. El- Biruni i hyri menjëherë në sy Sulltanit dhe u kthye në të preferuarin e tij, duke e lejuar që të shkonte me të në çdo ekspeditë që bëntë nëpër Indi. Kështu ai ishte rregullisht në kontakt me njerëzit e Indisë, gjë që e bëri të mësonte mbi gjuhën, kulturën dhe fetë e Indisë. Nuk kaloi shumë dhe ai u bë njohës shumë i mirë i gjuhës Sanskrite, gjuhës letrare të Indisë dhe duke besuar fort idenë se të mësosh prej kulturave të njëri-tjetrit, ishte pjesë e civilizimit. Kështu ai përktheu shumë libra nga Sanskritja në Arabisht e Persisht dhe nga Arabishtja në gjuhën Sanskrite. Prej aftësisë së tij për të lexuar libra në gjuhën e vjetër Indiane, ai arriti të përpilonte enciklopedinë me titull “Kitab Tarih al-Hind”(Libri i historisë së Indisë). Në fakt është konstatuar që shumë nga njohuritë që kemi në ditët e sotme për Indinë e lashtë, kanë dalë direkt prej librit të Birunit.
George Sarton (Xhorxh Sarton), babai i historisë së shkencës, e ka cilësuar Birunin “një nga shkencëtarët më të mëdhënj te Islamit, madje si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.” Duke qenë se ka dhënë një kontribut të gjerë në të gjitha fushat, veprat e tij të cilat arrijnë në rreth 180, nga të cilat 60 janë në fushën e astronomisë dhe 20 në fushën e matematikës, ndërsa pjesa tjetër i përket degëve si: Mjekesia, Historia, Mineralogjia, Letersia, Shkencat Islame, Meteorologji etj. Nga këto vepra, kanë mundur të mbijetojnë vetëm 22, prej të cilave 6 janë në fushën e astronomisë dhe vetëm 13 prej tyre janë publikuar. Disa nga titujt e librave të tij janë: “Tarik al- Hind” (historia e Indisë), “Kanuni Masud”, “Të kuptosh Astrologjinë”, etj.
Kontributi që ka dhënë Biruni në shkenca të ndryshme është i paçmueshëm dhe zbulimet e tij janë të shumtë në numër. Disa nga më të rëndësishmet janë:
-Regjistrimi i gjerësisë dhe gjatësisë së mijëra qyteteve, të cilat i lejuan të përcaktonin drejtimin drejt Mekës për secilin qytet.
-Studimi i natyrës optike të hijeve, veçanërisht përdorimi i tyre për llogaritjen e kohës së faljes së namazeve.
-Ndarja e Astronomisë shkencore nga Astrologjia supersticioze.
-Ai e mori theksoi se toka ishte e rrumbullakët, vuri në dukje “tërheqjen e të gjitha gjërave drejt qendrës së tokës” dhe theksoi se të dhënat astronomike mund të shpjegohen po ashtu duke menduar se toka kthehet çdo ditë në boshtin e saj dhe çdo vit përreth diellit dhe këtë e ka bërë rreth 600 vjet para Galileo Galileut.
-Ai mendonte se galaktika e Rrugës së Qumështit do të ishte një koleksion i shumtë yjesh të mjegullt. Në Khorasan ai vëzhgoi dhe përshkroi në detaje eklipsin diellor më 8 prill 1019 dhe eklipsin hënor më 17 shtator 1019, dhe dha gjerësinë e saktë të yjeve gjatë eklipsit hënor. Madje në Hënë ekziston një krater me emrin “El-Biruni”, emër ky i vendosur në nder të tij.
-Biruni zbuloi gjithashtu se distanca midis Tokës dhe Diellit është më e madhe se vlerësimi i Ptolemeut, i cili nuk përfillte eklipset vjetore diellore.
-Biruni gjithashtu kritikoi pikëpamjen e Aristotelit për trupat qiellorë që lëviznin vetëm në orbita rrethore dhe shqyrtoi mundësinë e lëvizjes së trupave qiellorë në orbita eliptike.
-Biruni gjithashtu zgjidhi një ekuacion të ndërlikuar gjeodezik për të llogaritur me saktësi perimetrin e Tokës, të cilat ishin afër vlerave moderne të perimetrit të Tokës. Vlerësimi i tij prej 6339.9 km për rreze të Tokës ishte vetëm 16.8 km më pak se vlera moderne e 6356.7 km. Në dallim nga paraardhësit e tij që matën perimetrin e Tokës duke shikuar Diellin në të njëjtën kohë nga dy vendodhje të ndryshme, Biruni zhvilloi një metodë të re të përdorimit të llogaritjeve trigonometrike të bazuara në këndin midis një mali të thjeshtë, i cili dha matje më të sakta të perimetrit të Tokës dhe bëri të mundur që të matej nga një person i vetëm nga një vend i vetëm.
-Në astrofizikë, Biruni përshkroi gravitetin e Tokës si: “Tërheqja e të gjitha gjërave drejt qendrës së Tokës.”
-Në optikë, Biruni ishte një nga të parët, së bashku me Ibn al-Hajthum, për të vënë në pikpyetje se shpejtësia e dritës është e fundme. Biruni ishte gjithashtu i pari që zbuloi se shpejtësia e dritës është shumë më e shpejtë se shpejtësia e zërit.