Emigrantët kthehen drejt vendeve të punës, fluks në pikat kufitare

­

kakavije

Kthimi i emigrantëve drejt vendeve ku punojnë e jetojnë, pas kalimit të festive të fundvitit në Shqipëri, ka krijuar fluks të madh në pikat kufitare.

Më shumë se 4200 persona kanë kaluar drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës, ndërsa 1350 të tjerë kanë hyrë në Shqipëri pas pushimeve të fundvitit. Pala shqiptare në këtë doganë po punon me 3 sportele në dalje ndërsa pala greke më 2 sportele në hyrje.

Situata është e ngjashme edhe në pikën kufitare të Muriqanit dhe Kapshticës. Në Muriqan kalojnë kryesisht shqiptarë nga Kosova të cilët punojnë e jetojnë në Zvicër.

 

 

Pin It