Në këtë stinë djersijmë më shumë dhe nxitojmë drejt frigoriferit për të marrë pijet e ftohta, por mos e bëni më! Humori ynë mund të ketë luhatje, por gjithashtu mund të jemi edhe më të nevrikosur apo të shqetësuar. Përveç këtyre mund të prekemi edhe nga gripi dhe do kemi probleme të ndryshme në sistemin tretës. Në verë duhet të kemi parasysh disa parime që të kemi shëndet të fortë.
1.Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, zemra jonë ruan rolin e rëndësishëm për aktivitete shpirtërore.
Në librin e lashtë të mjekësisë kineze, është shënuar se energjia e verës lidhet drejtpërdrejt me zemrën. Nxehtësia e verës ndërhyn tek gjendja e jonë shpirtërore, duke shkaktuar shqetësim.
Metodat më të mira për qetësimin shpirtëror përfshijnë pakësimin e aktiviteteve mendore dhe aktivitete si meditim, apo dhe një sy gjumë gjatë ditës.
Disa aktivitete të tjera mund të jenë turizmi, shëtitje në pyll, etj disi dhe shmangia e stimulimit të humorit të keq si pakësim i zemërimit, mërzitjes dhe pikëllimeve.
Qëllimi i këtyre metodave është për rregullimin e gjendjes psikologjike dhe shpirtërore për të na dhënë një relaks të brendshëm.
2.Mbrojtja e energjisë “Yang chi”
Sipas teorisë së librit “Huang Di Nei Jing”, në pranverë dhe verë, duhet të mbrojmë energjinë e brendshme “Yang chi”.
Në verën e nxehtë, njerëzit pëlqejnë ushqimet dhe pijet e ftohta, si dhe frutat e freskëta. Por nëse konsumojmë tepër këto ushqime të ftohta, do të rëndohet ngarkesat e shpretkës e stomakut dhe të shkaktohet dobësia e “Yang chi”-së në shpretkë e veshkë.
Ushqimet tepër të ftohta mund të sjellin uljen e oreksit, dhimbjen e stomakut, diarre dhe fenomene të tjera. Në fakt, xhenxhefili është ushqimi shumë i përshtatshëm për verë, i cili mund të ruajë energjinë “Yang chi” dhe të nxisë shëndetin e shpretkës.
Gjatë verës, dita është më e gjatë se nata. “Yang chi” e jashtme bëhet më aktive. Orari i gjumit dhe aktivitetit duhet të përputhen me ligjet e jashtme të natyrës. Mund të flemë më vonë dhe të ngrihemi më herët. Koha e ditës edhe pse e gjatë mund të mbushet me aktivitete të jashtme për më shumë oksigjen dhe dhe për të nxitur qarkullimin e brendshëm të gjakut dhe të energjisë chi.
Aktivitetet jashtë banesës mund të forcojnë tolerancën e trupit ndaj nxehtësisë. Humori negativ si depresioni mund të largohet përmes stërvitjes dhe djersës, duke u zhvilluar energjia e brendshme e trupit “Yang chi”. Kjo përputhet me karakteristikat e stinës së verës.
3.Konsumi i ushqimeve të lehta dhe të ngrohta
Në verë, duhet të konsumohen më shumë ushqime të lehta, të cilat të mund të treten shpejt. Mos konsumoni ushqime me shumë nydyrë. Mjeku i lashtë i Kinës Chiu Chuji sugjeron konsumin e ushqimeve dhe të pijeve të ngrohta dhe mos të hani ushqimet e ftohta. Ai krijon një teori të ruajtjes së shëndetit, “nxehtësia e brendshme mund të frenohet nga ushqimet e nxehta”. Ai propozon ngrënien shpesh e nga pak. Ushqimet e lehta mund të asgjësojnë nxehtësinë e brendshme, pakësojnë djersën dhe forcojnë oreksin. Frutat dhe perimet e freskëta si shalqiri, kastraveci etj., mund të furnizojnë elemente të nevojshme ushqyese dhe parandalojnë vapën.
4.Parandalimi i sëmundjeve, çelësi i shëndetit
Vera është stinë e nxehtë dhe djersijmë më shumë. Bakteriet dhe viruset shumohen më shpejt se në dimër.
Gjatë verës, funksioni tretës dobësohet dukshëm. Prandaj, vera është stina e përhapjes së gripit, sëmundjeve të zorrëve dhe stomakut, sëmundjeve të lëkurës etj. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të bëhen punët përgatitore për parandalimin e këtyre sëmundjeve.
Një gjumë i shkurtër në mesditë është shumë i shëndetshëm në verë. Vera është stina më e nxehtë, 12:00-14:00 është ora më e nxehtë e ditës, kur është koha e artë për një sy gjumë 30-60 minutësh.
Mos e ulni shumë temperaturën e kondicionerit pasi diferenca e lartë e temperaturave mund të shkaktojë grip.
Kini kujdes me higjenën e ushqimeve dhe mos konsumoni ushqime të mbetura apo të prishura që mos të keni probleme me zorrët e stomakut apo helmime.
Përveç kësaj, duhet të bëni banja të shpeshta dhe t’i kushtoni vëmendje higjinenës personale për të parandaluar sëmundjet e ndryshme të lëkurës.