Që nga koha e Intifadës së parë, asnjë film nuk ishte projektuar në një vend të dedikuar për kinemanë në territorin palestinez
Rreth 300 persona u mblodhën në sallën e kinemasë “Samer Cinema”, për të pare filmin “Dhjetë vite Bllokim” i realizuar nga një kompani prodhuese lokale, që tregon historitë e ish të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.
Kjo ishte një ngjarje unike dhe nuk kishte ndodhur prej kohësh.
Shfaqja e fundit në një vend publik të rezervuar për kinemanë në Rripin e Gazës ishte rreth tridhjetë vjet më parë në kohën e Intifadës së parë.
Drejtori i filmit Alaa Al-aloul, duke prezantuar punën, mbështeti nevojën që Gaza ka për të pasur një kinema.
Sipas burimeve lokale, Hamasi dha leje për eventin vetëm pasi kompania e prodhimit nënshkroi një angazhim për ndarjen veç në sallë të burrave dhe grave.
“Kinema Samer” është një vend simbolik, pasi struktura u shkatërrua pjesërisht nga protestuesit palestinezë gjatë Intifadës së parë.
Gjatë viteve, shfaqe të tjera janë dhënë në Gaza, por jo në dhoma kinemash reale.