Në raportin e ri të kryer nga WWF dhe AB InBev, sinjalet nuk janë fare të mira përsa i përket Evropës dhe në veçanti Shqipërisë në kontekstin e thatësirës.
Në këtë raport thuhet se menaxhimi i dobët i lumenjve, liqeneve, dhe ujërave nëntokësore të vendeve anëtare të BE-së po përkeqëson ndikimet e thatësirës në këtë rajon.
Nga 419 qytete në mbarë botën të analizuara për këtë raport, kryeqytetet e Rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore janë në rrezik mjaft të lartë krahasuar me të tjerët, në nivel global.
Kështu, në këtë raport Kievi renditet si më i rrezikuari, në vendin e 95-të, pasuar nga Bucharest (101), Budapest (171) dhe Sofje (278).
Ndërsa vendi ynë renditet në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë është i shënuar me të kuqen alarmante, bëhet fjalë për qytete si Vlora dhe Saranda.
Por e gjitha kjo situate është e menaxhueshme nëse zbatohet ligji i plotë i BE-së për ujërat, – Direktiva Kuadër e Ujërave WDF.