Parlamenti Evropian miratoi ndalimin e plastikës një-përdorimshe si gota, pjata, pirunë, thika, pipa dhe kunja veshësh plastike, të cilat do të hiqen nga tregu evropian deri në 2021. Këto produkte përbëjnë mbi 70% të mbeturinave detare. Për shkak të shkallës së ulët të dekompozimit, plastika grumbullohet në dete, oqeane dhe në plazhe në BE dhe në mbarë botën.
Mbetjet e plastikës gjenden në specie detare, të tilla si peshqit dhe gjallesat e tjera detare dhe më pas kalojnë prandaj në zinxhirin ushqimor të njeriut.
Sipas Komisionit Evropian, më shumë se 80% e mbeturinave detare janë plastike. Në bazë të shumë kërkimeve dhe studimeve, shumë mikrocopëza plastike arrijnë të hyjnë në mishin e peshkut të ngrënë nga njerëzit.
Plastika e gjetur në organizmat njerëzorë prej konsumit të peshkut të ndotur përmban copëza najloni, polistireni dhe polietileni.
Studime të tjera kanë treguas se midhjet dhe butakët e detit janë një burim edhe më i madh i mikroplastikës në ushqimin njerëzor.
Studiuesit vunë në dukje se ishte vlerësuar se konsumatorët europianë të frutave të detit mund të konsumojnë deri në 11,000 copa mikroplastike në vit.