FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve për muajin janar.
Kombëtarja jonë nuk ka ndryshuar pozicion, duke mbetur në vendin e 38-të me 746 pikë.
Belgjika vijon të mbetet në vendin e parë me 1494 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 1455 dhe Spanja me 1370.
10 vendet e para plotësohen nga Gjermania, Kili, Brazili, Portugalia, Kolumbia, Anglia dhe Austria.
Shqipëria pësoi një tjetër rënie me dy vende në muajin e kaluar për shkak të miqësoreve që zhvilluam në muajin nëntor.