Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e muslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, Duden, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “inshallah” është shtuar si “inschallah”.
Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”.
Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala ka origjinë nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh në mesin e muslimanëve.
Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës të shtypur nga Duden.