Fotografia është një art që të jep kënaqësi e lumturi, sidomos kur fotografon natyrën dhe kafshët. Këtë bën dhe Ossi Saarinen, fotograf nga Finlanda.
Ai ka fotografuar lloje të ndryshme të kafshëve të egra në natyrën finlandeze, por fotografitë e tij të zogjve janë të mrekullueshme.
Zogjtë në fotografitë tij janë të bukur dhe qesharak në të njëjtën kohë. Ossi e do natyrën. Ai shpenzon orë të tëra në pyll edhe në dimër kur temperatura mund të bjerë në -20 gradë Celsius ose më shumë.
Ai me durim i pret dhe i vëzhgon kafshët me kamerën e tij. Ossi shpreson se fotot e tij të kafshëve dhe të peisazheve do të falin disa momente të lumtura për njerëzit kur t’i shohin ato.
Për më tepër, ndoshta mund të jenë frymëzuese për njerëzit që të kujdesen më shumë për natyrën.