Galaxy S7 dhe S7 Edge të papërshkueshëm nga uji

Galaxy_S6_Edge-1

Zbulohen disa informacione nga  prezantimi i gjeneratës së shtatë të telefonave inteligjentë të Samsung-ut . Informacioni më i fundit lidhet me një veçori shumë të rëndësishme për pajisjet. Sipas uebsajtit indian Zauba, Galaxy S7 dhe S7 edge do të jenë rezistentë ndaj ujit.

Samsung si duket i ka marrë parasysh kritikat që iu bënë vitin e kaluar se nuk e ofroi këtë veçori tek Galaxy S6, prandaj ka vendosur ta përfshijë tek gjenerata e shtatë.

Galaxy S7 dhe S7 edge do të prezantohen më 21 shkurt gjatë Kongresit Botëror të Telefonave, dhe do të dalin në treg më 11 mars.

Pin It