Është prezantuar të premte projektligji i ri për arsimin profesional. Ai është prezantuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi në konventën e parë të arsimit profesional. Projektligji parashikon ti japë autonomi shkollave profesionale duke u vetëfinancuar, ndërsa një tjetër pikë ishte se mësimi do të zhvillohet 50% teori dhe 50% praktikë në bizneset vendase.
Më tej Klosi tha gjithashtu se në bashkëpunim me mbështetësit ndërkombëtarë do të mundësojë trajnimin e mësuesve të arsimit profesional.
Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla tha se tashmë janë dhënë rezultatet se ndarja e arsimit profesional nga arsimi bazë ishte e duhura. Ajo tha se nxënësit të cilët mbarojnë shkollën e mesme profesionale mund të vazhdojnë kualifikimin e tyre në arsimin e lartë të përshtatshëm me degët e tyre
Edhe zv. Kryeministri Niko Peleshi e vlerësoi punën e bërë nga arsimi profesional ai tha se në Shqipëri ka vërtet ka të papunë por ka edhe vende të lira pune por që nuk ka specialistë.
Pelshi: Nga analiza që i bëmë tregut të punës rezultoi se papunësia në Shqipëri nuk është se nuk ekziston, është madje më e lartë se vendet e BE, por ka një cilësi të vecantë, është strukturore. Në strukturën tonë të papunësisë ka të papunë që nuk e gjejnë dot veten në tregun e punës, ashtu sikundër ka edhe vende të lira në tregun e punës që nuk gjejmë dot specialistë.
Në fund të aktivitetit Ministri Klosi së bashku me Peleshin shpërndanë 15 certifikata nderi për mësuesit më të mirë të shkollave të formimit profesional.