Një herë një njeri u dha ca para katër personave. “Me këto merrni diçka për të ngrënë” i tha. Pasi i morën paratë, njëri prej tyre i cili ishte nga Irani tha:
-Unë me këto do të blej “engur”.
Tjetri që ishte arab ia ktheu:
-“La” dhe e përsëriste këtë. Unë dua “ineb”, me këto para do të blej “ineb”.
I treti ishte një turk i cili shtoi:
-Unë nuk e dua asnjërën nga këto. Vetëm “Uzum” dua.
I katërti ishte grek:
-Lërini këto, unë dua “istafil” tha duke bërtitur.
Turma u bë lëmsh, zërat u ngritën, më në fund filloi zënka. Në ato momente, pranë tyre erdhi një njeri. Ai pasi i dëgjoi të gjithë me rradhë, i mori dhe i dërgoi ata në një pemtari. Mori në dorë ca rrush dhe duke ua treguar atë secilit prej tyre iu tha:
-Ti këtë e do? “Po” thanë që të katër.
Atëherë e morën vesh që kërkonin të njëjtën gjë.